Rregullorja dhe rregullat

Rregullorja dhe rregullat per testimin e kualifikimit te metejshem per te marre “Pasaporten Europiane te Ekspertit ne Kompjuter

Lidhur me § 8 nendarja 3, §§ 13, 14, dhe 22 te Rregullave te Testimit, Rregullorja dhe Rregullat e meposhtme do te zbatohen ne kurset e kualifikimit te metejshem profesional:


§ 1 Objektiv/qellimi i Testimit

Nepermjet Testimit do te vendoset nese i testuari zoteron njohurite, shprehite dhe pervojen e nevojshme ne menyre qe te perdore nje Kopjuter Personal/vetjak dhe te kryeje ne menyre te pavarur detyra administrative me ndihmen e programeve standard (aplikacione baza te dhenash, perpunim teksti, kalkulim tabelash, prezantime, komunikim, internet).


§ 2 Kerkesat e pranimit

(1) Kerkesat per tu pranuar ne provim jane si me poshte:

1. Ndjekja e nje kursi ne menyre qe te pergatitet per testimin e “Pasaportes Europiane te Ekspertit ne Kompjuter” ne perputhje me konceptimin e Qendres se Testimit

2. Prove/deshmi e permbushjes se cdo testi, detyra dhe ushtrime te kerkuara gjate kursit

(2) Ne rast se nuk permbush nje apo disa nga kerkesat e shtjelluara ne nendarjen 1, Qendra e Testimit do te vendose nese pranimi justifikohet duke dhe ne prova te puneve te ngjashme. Pra, Qendra e Testimit, vendos te pranoje ne testim dhe individe qe nuk kane kaluar ne kurs me pare.

§ 3 Struktura e Testimit

Si regull, testimi ka te beje kryesisht me detyra praktike qe lidhen me temen. Kjo strukture mund te ndryshohet neqoftese dhe kur e kerkon permbajtja e temes per te cilen kryhet testimi. Perfundimet duhet te jane te dokumentuara.


§ 4 Temat e Testimit

Testimi duhet te mbuloje temat/modulet e meposhtme:

  1. Njohurite baze te PED
  2. Nohurite baze te Internet-it
  3. Njohurite baze te Word-it
  4. Perpunimi profesional ne Word
  5. Zbatime te bazes se te dhenave
  6. Kalkulimi tabelar
  7. Paraqitja
  8. Komunikimi



§ 5 Provimet e pjesshme

Ne marreveshje me Qendren e Testimit, Keshilli i Testimit mund te vendose qe pjese te vecanta te Testimit mund te tesohen dhe vleresohen veçmas dhe ne kohe te ndryshme

§ 6 Kryerja e Testimit

(1) Institucioni testues eshte pergjegjes per kryerjen sic duhet te Testimit. Ne vecanti, ai duhet te siguroje qe pajisjet teknike te kerkuara jane te disponueshme dhe ne gjendje te mire pune.

(2) Kur testimi duhet te nderpritet apo te anullohet per aresye per te cilat eshte pergjegjes institucioni testues, shpenzimet per nje provim te ri apo te zevendesuar dote perballohen nga institucioni testues

§ 7 Mbikqyrja

Mbikqyrja e Testimit kryehet/administrohet nga institucioni testues. Nese eshte e mundur, testimi nuk duhet te mbikqyret nga tutori/kujdestari/mesuesi I kursit pergatitor.


§ 8 Koregjimi dhe vleresimi i detyrave/fleteve te Testimit

(1) Fletet individuale te Testimit apo pjese te tij do te vleresohen duke perdorur notat nga 1 ne 4, duke u mbeshtetur ne sistemin 100 pikesh

(2) Arritjet/perfundimet ne provim do te vleresohen/maten si me poshte:

perfundimet qe plotesojne kerkesat ne shkalle te larte dhe qe arrijne 100-92 pike marrin noten 1=shume mire;
perfundimet qe plotesojne teresisht kerkesat dhe arrijne 91-81 pike marrin noten 2=mire;
perfundimet qe pergjithesisht plotesojne kerkesat dhe arrijne 80-67 pike marrin noten 3=kenaqshem;

perfundimet qe tregojne magesi por ne teresi vetem sa I plotesojne kerkesat duke arritur 66-50 pike marrin noten 4=mjaftueshem.

(3) Per perfundimet qe nuk plotesojne fare kerkesat thjesht do te behen te ditura piket e marra.

(4) Te gjitha fletet me shkrim do te koregjohen nga dy specialiste. Kur gjejne gabime te dy specialistet mund te shkruajne verejtjet ne flete. Vleresimi do te regjistrohet veçmas dhe ne marreveshje. Ne rast dyshimi, vendos Kryetari i Keshillit.

(5) I gjithe dokumentacioni i Testimit dhe perfundimet do te jene ne pronesine e Qendres se Testimit.

§ 9 Perfundimet e Testimit

(1) “Pasaporta Europiane e Ekspertit ne Kompjuter” jepet sapo ne secilin nga modulet “Njohurite baze te PED”, “Njohurite baze te perpunimit te tekstit”, dhe “Njohurite baze te Internet-it” eshte dhene te pakten nota ‘mjaftueshem’.

(2) “Pasaporta Europiane e Mjeshtrit ne Kompjuter” jepet kur per dy module shtese(§ 4, paragrafet 4 – 8) eshte dhene te pakten nota ‘mjaftueshem’

(3) Certifikatat e pergjithshme “Pasaporta Europiane e Ekspertit ne Kompjuter” dhe “Pasaporta Europiane e Mjeshtrit ne Kompjuter” do te permbajne hollesi mbi modulet individuale, noten perfundimtare dhe piket perfundimtare te marra ne provim.

(4) Notat e moduleve individuale do te merren parasysh ne noten perfundimtare duke perdorur regullin 1/faktorin. Nota perfundimtare do te llogaritet duke mbledhur piket e moduleve individuale.

Kjo regullore dhe keto regulla behen te vlefshme diten e neserme te shpalljes se tyre nga Qendra e Testimit..